Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media tha se roli i SHBA-ve në Kosovë është i pazëvendësueshëm.
Derisa sqaroi mos takimin e tij në Berlin me të deleguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ia tha se ka pasur zhvilluar takimet që ka kërkuar.
“Unë kam zhvilluar takimet që kam kërkuar. Pra atje kam zhvilluar takime me kryeministra të rajonit, me departamentin amerikan të shtetit, por kur kam shkuar në konferencën e sigurisë në Mynih nuk kam kërkuar takim me ambasadorin Grenell. Por kam komunikim të vazhdueshëm. Bisedimet dhe diskutimet nënkuptojnë diferenca, por janë diferenca që nuk bëhen kundërthënie. Unë besoj që në kohën e duhur me të gjitha konsultimet e nevojshme jemi duke i marrë vendimet e duhura”. tha ai.










