Serie A po përgatitet t’i thotë lamtumirë topit portokalli dimëror “Orbita Hi-Vis” të Puma, pas ankesave për probleme shikueshmërie, veçanërisht nga tifozët daltonikë. Presidenti i “Lega Serie A”, Ezio Simonelli, pranoi protestat dhe njoftoi rikthimin te topi i bardhë, por sqaroi se ndryshimi nuk mund të ishte i menjëhershëm për arsye teknike dhe prodhimi.
Klubet duhet të pajisen me rezerva të mjaftueshme topash edhe për stërvitje. Sipas “Fanpage”, topi i ri i bardhë pritet të përdoret nga mesi i shkurtit këtë sezon, por Lega po përpiqet ta përshpejtojë procesin dhe ta realizojë ndryshimin që në fund të janarit 2026, dy-tri javë më herët se sa ishte planifikuar.
Nga ai moment, ndeshjet e kampionatit nuk do të luhen më me topin portokalli, i cili do të braktiset plotësisht sezonin e ardhshëm. Ngjyra e topit dimëror ende nuk është zyrtarizuar, por një opsion i mundshëm është e verdha.
The post Pse luhet ende me topin portokalli në Serie A, edhe pse u vendos rikthimi tek ai i bardhë appeared first on Telesport.










