Sot gjatë ditës në shumë vende të Kosovës pati mungesë të energjisë elektrike shkaku i rënies së dy blloqeve të KEK-ut.
Kjo temë me rëndësi tejet të madhe u trajtua në Klan Kosova në Edicionin Special.
Eksperti i energjisë Adhurim Haxhimusa, tregoi se pse Kosova po vuan nga mungesa e rrymës.
Haxhimusa tha se politika aktuale ka dështuar.
“Kritikë të veçantë duhet me pasë KEK-u, i cili është përgjegjësi kryesor, ju ka dhënë kjo përgjegjësi për shkak se ka mbi 90% të gjenerimit vendor e prodhon KEK-u me kapacitetet e saja gjeneruese”, deklaroi ai në Klan Kosova.
“Siç e dini KEK-u që dy vjet është me menaxher, me ushtrues detyre. Nuk e di nëse në aspektin juridik, ushtruesi i detyrës i ka kompetencat e plota”, shtoi ai.
Ai numëroi edhe arsyet e tjera se pse sektori i energjisë është në këtë gjendje./KlanKosova










