Vlera e importit të lodrave, pajisjeve elektro-shtëpiake dhe të artikujve ushqimorë nga Kina pothuajse është dyfishuar për katër vjet në Kosovë.
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro për produktet nga Kina. Vlera e importit të lodrave, pajisjeve shtëpiake dhe artikujve ushqimor nga Kina pothuajse është dyfishuar për katër vitet e fundit.![]()
Vetëm nga janari deri në nëntor të këtij viti, vendi ynë ka shpenzuar me produkte nga Kina në vlerë 841 milionë euro, duke tejkaluar importet nga partnerët kryesor tradicional të Kosovës në rajon, shkruan Evropa e Lirë.
Arsyeja që Kosova merr kaq shumë artikuj nga Kina janë çmimet e ulta dhe tërheqës i produkteve, si dhe mungesa e industrisë vendore të artikujve.
Në vitin 2024, Kosova shpenzoi 14 milionë euro dhe 13 milionë euro vetëm për telefona nga Kina.













