“Pse i konvenon Albin Kurtit koalicioni me LDK-në e jo me PDK-në”- flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 ka diskutuar raportin e Albin Kurtit me opozitën.

Tutje ai është shprehur se Kosova me këtë situatën e ngërçit përsëri do ti ketë zgjedhjet afër.

Mehmeti tha se Kurti për të krijuar një koalicion i duhet dikush i dobët nga opozita dhe si zgjedhje për të e ka LDK-në sepse me dikë si PDK-ja ai nuk mund të bëjë.

“ Çdo njëri në politikë e çmonë më shumë të dobëtin ky është rregull dhe ai nuk don të fortë dhe me PDK-në nuk mundësh të manipulosh sepse në krye ai nuk ka një ‘lulush në krye’ e Abdixhiku është në kry të saj”, është shprehur Kimi.