Pse duhet të konsumoni brokoli më shpesh

Brokoli është një anëtar i familjes së lakrës dhe ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Ka shumë arsye për ta integruar atë në regjimin tuaj ushqimor, por katër më të rëndësishmet janë:

Anti-inflamacion

Sipas ‘All Women’s Talk’, brokoli ka veti anti-inflamatore. Ai përmban kaempferol,  një flavonoid  që kujdeset për përgjigjen inflamatore të trupit. Brokoli gjithashtu përmban sulforafan, një përbërje që parandalon problemet muskulore dhe skeletore si artritit. Brokoli gjithashtu ofron mbrojtje për personat me alergji dhe gjendje të tjera inflamatore.  Kaempfroli është gjetur edhe në kushtërinjtë e bronkolit si lakra, gjithashtu edhe tek rrushi, luleshtrydhet dhe domatet.

Përmirëson tretjen

Brokoli gjithashtu ndihmon në ushqyerjen e shëndetshme pasi përmban fibra. Sipas ‘Allë Ëomen’s Talk’, ai përmban dy gram fibra për porcion dhe ka vetëm 30 kalori, që do të thotë se mund ta ndihmojë një person të ndihet i ngopur pas një vakti. Fibrat ndihmojnë trupin të largojë toksina dhe kimikatt e dëmshme duke vepruar si një ‘fshesë’ për to.  Për këtë arsye brokoli  ndihmon procesin e tretjes, duke parandaluar kapsllëkun dhe divertikulozën.

Shëndeti kardiovaskular

Zemra mund të përfitojë gjithashtu nga ngrënia e bronkolit. Sipas ‘The Journal of Agricultural and Food Chemistry’, kjo perime aktivizon prodhimin e një kimikati të quajtur thioredoxin, i cili ndihon parandalimin e dëmtimit të qelizave të zemrës. Kjo substancë është e dobishme në parandalimin e nekrozës së shpejtë të indeve për shkak të furnizimit të ulët me oksigjen. Gjithashtu brokoli përmban acid glutamik, një lloj aminoacidi që shoqërohet me reduktimin e presionit të lartë të gjakut.

Anti-kancer

Një tjetër veti e fuqishme e brokolit është aftësia për të luftuar kancerin. Sipas Fit Bugg, kjo perime është një burim i shkëlqyer i kimikateve të quajtura izithiocyanate, të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancave që shkaktojnë kancer. Studimet kanë treguar që brokoli mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit  të zorrës së trashë, kancerit të fshikëzës, kancerit të prostatës, kancerit të vezoreve dhe të gjirit.

Sipas American Journal of Clinical Nutrition, kjo perime ka shumë gjasa të parandalojë kancerin e zorrës së trashë, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K. Duhet të theksohet gjithashtu se brokoli duhet të gatuhet lehtë, për rreth tre deri në pesë minuta, në mënyrë që substancat e tij kancer-luftuese të mos shkatërrohen.