Pse Bedri Hamza nuk po kandidon sërish për kryetar të Mitrovicës?

Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka zyrtarizuar kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit për të parin e Mitrovicës.

Mirëpo, ai nuk do të jetë kryetari aktual Bedri Hamza, por zëvedësi i tij, Arian Tahiri.

E lidhur me arsyet e mundshme se pse nuk po kandidon Hamza, detaje në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka dhënë, korrespodenti nga qyteti i Mitrovicës, Urall Boshnjaku.

Ai tha se me gjasë Hamza, i cili ka qenë edhe kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të angazhohet në nivelin qendror.

“Ndërsa për këtë e ka lënë Arian Tahirin, i cili ka qenë nënkryetar i tij për katër vjet dhe ka krijuar edhe një besim te qytetarët, besim të cilin PDK po vlerëson se do të përkthehet edhe në votë”, deklaroi Boshnjaku në Klan Kosova.