Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD) Shpend Ahmeti së bashku me nënkryetarin Visar Ymeri kanë takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes z. Philip Kossnet.
Njoftimin e ka bërë të ditur Shpend Ahmeti përmes një statusi në facebook.
Statusi i plotë i Ahmetit:
“Mbrëmë me nënkryetarin Visar Ymeri u takuam me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes z. Philip Kossnet. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PSD dhe për zhvillimet kryesore rreth Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me fokus në viziten e fundit në Bruksel”.