Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, me atë të së cilës ka thënë se Presidenca është shndërruar në nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi, tha se Albin Kurti tash më ka kthyer edhe Presidencën si degë të partisë së VV-së, ndërsa kryetare e kësaj “nëndege” sipas tij është Vjosa Osmani.
“Zyra prapa nesh deri vonë ka shërbyer si zyre e presidencës së Kosovës mirëpo sot në mënyrë solemne ne e përuruam dhe themeluam nëndegën e re të VV-së që quhet nëndega presidenca sepse për disa muaj është një nëndegë e kësaj partie. Përvoja jonë me institucione si qytetarë që i shërbejnë partive nuk është e mirë dhe kjo ka rritur pakënaqësinë dhe mosbesimin e qytetarëve në institucione . Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidencës e përdori këtë zyrë për ta themeluar listën e saj “Guxo”. Ajo aty punësoi njerëz të cilat i paraqiti si aderime të mëdha. Përmes kësaj listën shpërndau paga deri në 700 euro. Kurti po do ti marrë krejt institucionet. Në anën tjetër osmani është përshtatur me mendësinë e Kurtit. Ishim dëshmitar në rastin e KQZ-së. Kjo do ta kufizojë lirinë e qytetarëve”, ka thënë ai, raporton EO.
Osmani është numri dy në listën e VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ka shpallur kandidaturën për postin e presidentes.
Ky aksion i PSD-së vije pas presionit që ka bërë Vetëvendosje ndaj KQZ-së për mos certifikimin e Albin Kuritit dhe të tjerëve si dhe reagimin e Vjosa Osmanit e cila nga zyra e Presidencës kishte kërcënuar Valdete Dakën me shkarkim.