PSD “anëtarëson” Hamzën dhe Abdixhikun në Lëvizjen Vetëvendosje

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik tek zyrat e partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së.

Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza “kartelën” e Lëvizjes Vetëvendosje, e ku në pozitën e tij shkruan “anëtar i ndertit”.

Molliqaj thotë se PDK është shndërruar në degë të Vetëvendosjes.

Veprim të njëjti bëri edhe tek zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe Abdixhikut sikurse Hamzës së PDK-së, pozitën ia kanë vënë “anëtar i nderit”.