Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Pasi qëndruan për rreth 30 minuta në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, qytetarët bën thirrje ku kërkonin dorëheqjen e kryeministrit.

“Revolucion, dorëheqje, Rama jepe dorëheqjen,Edi Rama ka mbaru, ka mbaru edhe Sala dëm ka shku, dëm ka shku, Rama në burg Berisha në burg, poshtë Komunizmi” ishin disa prej thirrjeve të tyre.