Protestuesit brohorasin emrin e Thaçit pas protestës në Hagë, policët bëjnë kordonin para Gjykatës Speciale

Ka përfunduar protesta në Hagë, me mijëra njerëz që pasi u mblodhën në një park në afërsi të Gjykatës Speciale, nisën të shpërndaheshin.

Disa protestues janë afruar te objekti i Speciales duke brohoritur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili bashkë me ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Disa policë u rreshtuan pranë objektit të Speciales, siç shihet në disa fotografi të sjella nga T7.