Sindikata e Punëtorëve të Prishtina Parking, ka njoftuar se sot do të mbaj protestë para hyrjes së ndërmarrjës, për plotësimin e kërkesave të tyre.
Sipas njoftimit protesta do të mbahte për shkak se nuk ka pasur asnjë thirrje për negociata nga menaxhmenti për rritje pagash dhe disa kërkesa të tjera.
Sindikata ka njoftuar se protesta do të mbahet në ora 13:30, të Objekti “Kompleksi Donika 2”, Lakrishte, mbrapa zyrave qendrore të Raiffeisen Bank.










