Një shqiptar që jeton në Beograd “ia ka pa sherrin” simbolit të shqiponjës që e bëri para tri vitesh në Prishtinë.
Dhjetëra persona janë mbledhur për të protestuar përpara furrës së bukës “Roma”, pasi i biri i pronarit shqiptar, Florim Gjuraj kishte publikuar një fotografi që shfaqet simbolin e shqiponjës, transmeton lajmi.net.
Fotografia u bo virale dhe u komentua shumë nga serbët, duke e sharë dhe shfaqur zemërim në mënyra të ndryshme.
Lajmi.net merr vesh se pronari i furrës është duke u ruajtur nga rreth 40-50 policë, të cilët i kanë kërkuar të ketë kujdes me publikimin e simboleve kombëtare shqiptare dhe të mos i shfaqet ato.
Personat protestues po vazhdojnë të qëndrojnë përpara furrës dhe në objektin dhe veturën e shqiptarit janë vendosur fotografi dhe simbole serbe.