Profesorë dhe studentë të ashtuquajturës “Universitet i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut” do të mbajnë më 11 mars në ora 12:30 një tubim pranë monumentit të Knez Lazarit, për të shprehur shqetësimin lidhur me “situatën aktuale në këtë institucion”.
Organizatorët thonë se “universiteti është përballë një situate të vështirë” dhe theksojnë se tubimi nuk është partiak, por një “tubim i komunitetit akademik dhe qytetarëve”, transmeton Paparaci.
Ndërkohë, Fakulteti Juridik ka nisur një peticion që kërkon që universiteti të mbetet në sistemin e Serbisë, i cili është nënshkruar nga rreth 4 mijë persona. Çështja e universitetit po lidhet gjithnjë e më shumë me procesin e integrimit të institucioneve serbe në sistemin e Kosovës.
Autoritetet e Kosovës theksojnë se bashkimi i sistemeve është i pashmangshëm, ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon që procesi të zhvillohet në koordinim me serbët e Kosovës./Paparaci.com









