Komunitetit shqiptar në Amerikë, protestuan para pak çastesh përpara Ambasadës së Serbisë, duke kërkuar drejtësi për të vrarët e luftës në Kosovë.
Protesta transmetohej live nga Zëri i Amerikës, ndërsa shqiptarët e atjeshëm kërkojnë drejtësi për krimet e luftës në Kosovë, për familjarët e vrarë nga trupat serbe.
Sipas tyre Serbia po i shmanget përgjegjësive për krimet dhe spastrimin etnik në Kosovë, ndaj ata kërkojnë një rigjykim të çështjeve, të cilat duan të jenë të hapura për të gjithë.
Gjithashtu ata kanë bërë thirrje që shqiptarët kudo në botë të bojkotojnë masivisht produktet serbe./Fokusi.info/
Për më shumë në videon e Zërit të Amerikës:
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/852275705111418/?t=239