Protesta për UÇK-në, Erion Veliaj publikon foton me Thaçin: Për mikun tim e të Tiranës, të gjithë sot në shesh

Në prag të protestës për krerët e UÇK-së në sheshin Skënderbej, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit përmes një mesazhi të bërë në rrrjete sociale nga qelia e paraburgimit.

Në Instagram, Veliaj ka publikuar një foto me Hashim Thaçin teksa shkruan: Një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo! Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në sheshin Skënderbej! Jam aty me mendje dhe me zemër me të gjithë ju!

 

 

Protesta për UÇK-në, Erion Veliaj publikon foton me Thaçin: Për mikun tim e të Tiranës, të gjithë sot në shesh