Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse do të ketë arrestime të ish-ushtarëve të UCK-së, që kërkohen nga Serbia.
Megjithatë, nga partneri i koaliacionit qeveritar, VLEN, siguruan se nuk do të ketë arrestime, raporton Klan Kosova.
Shkupi është qyteti i fundit që pret protestuesit kundër Gjykatës Speciales.
Paraprakisht, tubime të tilla u mbajtën në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.











