“Protagonist nuk jam unë, por lojtarët”; Kompany zbulon formulën për ta eliminuar Real Madridin

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli me ish-lojtarin e Liverpool-it, Steven Gerrard, për “TNT Sports”, pas ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Real Madridit, ku bavarezët fituan 2-1. Ai shfaqi kënaqësi për fitoren, edhe pse kualifikimi nuk është ende i garantuar, teksa zbuloi filozofinë e tij pas rezultateve.

Kompany beson në lirinë e lojtarëve në fushë, edhe nëse kjo kërkon durim dhe përpjekje të mëdha: “Ka momente që i shijon dhe të tjera që janë të tmerrshme. Unë përpiqem të mos jem protagonisti; protagonistët janë lojtarët. Kur mundem, iu jap një këshillë të vogël, diçka që ndoshta unë do ta bëja kur luaja. Në momentin e duhur i ndihmoj me vendime që mund t’i marr vetë”.

Trajneri e konsideron lojën primare të lojtarëve dhe fokusin te besimi e rikuperimi për ndeshjen e ardhshme, ndërsa ndeshjen me St.Pauli duhet gjithashtu ta fitojnë. Kompany bëri ndryshime minimale gjatë ndeshjes në “Bernabéu”: “Në atë moment është një vendim i vështirë, sepse ky ekip ka fituar të drejtën të jetë vetvetja. Ndryshimet e mia të para ishin kryesisht kokë më kokë për freskinë e lojtarëve, ndërsa në pesë minutat e fundit intervenova pak më shumë”.

Ai lavdëroi Manuel Neuer për pritjet e jashtëzakonshme: “Ai bën që pritjet të duken të lehta. Portierët e mëdhenj bëjnë pritje të pabesueshme nga kënde të vështira, duke u dukur e thjeshtë. Ka një nivel teknik shumë të lartë, ruan shumë mirë mbrojtjen dhe pozicionimin”.

The post “Protagonist nuk jam unë, por lojtarët”; Kompany zbulon formulën për ta eliminuar Real Madridin appeared first on Telesport.