Enzo Fernandez është një nga emrat që ka përfunduar në radarin e Real Madridit për të përforcuar mesfushën për sezonin e ri. Në anën tjetër, Vinicius Junior nuk po rinovon ende kontratën me Real Madridin, duke shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm në verë, një vit para se të mbarojë kontrata aktuale.
“Defensa Central” zbulon se Chelsea është e gatshme t’i ofrojë një marrëveshje të bujshme shkëmbimi Real Madridit: Enzo Fernandez në këmbim të Vinicius Junior. Vlera në treg e Enzo Fernandez llogaritet 120-130 milionë euro, ndërsa ajo e Vinicius Junior në rreth 150 milionë euro.
Megjithatë, propozimi i Chelsea-s duket i vështirë për t’u pranuar nga Real Madrid, duke ditur që përveç Enzo Fernandez, klubi madrilen po shqyrton edhe emra të tjerë në mesfushë.
The post Propozimi i bujshëm i Chelsea-s për Real Madridin: Enzo Fernandez në këmbim të këtij lojtari appeared first on Telesport.










