Propozimi i bujshëm i Al-Hilal: Përveç Cancelo, i ofron Barcelonës 100 mln euro për sulmuesin

Pavarësisht se arriti një marrëveshje verbale me Interin më parë për transferimin e Joao Cancelo në një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Francesco Acerbi-n ose Stefan de Vrij, Al-Hilal, ka ndërruar pllakë dhe është e gatshme të lejojë largimin e mbrojtësit portugez drejt Barcelonës.

Por, klubi saudit ka një plan tjetër. “El Nacional” zbulon se Al-Hilal i ka ofruar Barcelonës 100 milionë euro në total për Raphinha-n, të ndara në 80 milionë euro pagesë fikse dhe 20 milionë euro bonuse.

Në anën tjetër, klubi saudit po përgatit dhe një ofertë të parefuzueshme nga ana financiare për sulmuesin brazilian, i cili në rast transferimi do të jetë ikona e re e skuadrës saudite. Deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga ana e Barcelonës, por katalanasit janë të vetëdijshëm se shifra 100 milionë euro do të ndikonte për mirë në situatën e tyre financiare, që aktualisht nuk është në situatën më të mirë.

Megjithatë, Raphinha nuk preferon të largohet nga Barcelona para Kupës së Botës 2026, por në verë gjithçka mund të ndodhë.

The post Propozimi i bujshëm i Al-Hilal: Përveç Cancelo, i ofron Barcelonës 100 mln euro për sulmuesin appeared first on Telesport.