Pronari i një biznesi në Stamboll nuk e ka duruar faktin se punonjësit e tij nuk u ngritën në këmbë kur ai hyri aty duke u acaruar jashtë mase.
Madje, ai i ka qëlluar me shpullë të dy punonjësit duke i kërkuar llogari se përse nuk u ngritën në këmbë në momentin kur panë se ai kishte hyrë në ambientet e biznesit, transmeton Albeu.com.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale duke shkaktuar mjaft debate në publik për mënyrën se si sillen pronarët e bizneseve në Turqi.
https://www.dailymotion.com/video/x79si51