Prokuroria transmeton bisedat e Thaçit me Fazliun, flasin për dëshminë e Remit

Prokuroria e Hagës ka transmetuar disa biseda të ish-presidentit Hashim Thaçit me Fadil Fazliun.

Aty, Thaçi e Fazliu flasin për dëshminë e Rrustem Mustafës-Remi.

Sipas përgjimeve, Thaçi i kërkon Fazliut që t’ia thotë Remit, që të jetë sa më i shkurtër në përgjigje kur të merret në pyetje.