Prokuroria Speciale për urat: Nuk merremi me projekte infrastrukturore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me diskutimet publike rreth hetimeve për kontratën e ndërtimit të urave në Mitrovicë, duke sqaruar se nuk është në kompetencën e saj të vlerësojë apo aprovojë projekte infrastrukturore, transmeton KosovaPost.

Në njoftimin për media, Prokuroria thekson se roli i saj është hetues dhe ligjor, duke vepruar vetëm në rastet kur ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike, në përputhje me ligjet në fuqi.

Aktualisht, pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale janë duke trajtuar afër 2 mijë kontrata njëburimore, për të cilat janë autorizuar veprime hetimore nga Policia e Kosovës me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria sqaron më tej se hetimi për kontratën e urave në Mitrovicë nuk përbën qëndrim kundër projektit si të tillë, por është pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e interesit publik, sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtë të resurseve publike.

 

The post Prokuroria Speciale për urat: Nuk merremi me projekte infrastrukturore appeared first on Kosovapost.net.