Prokuroria Speciale nis hetim ndaj Ministrit Liburn Aliu, dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro buxhetit të shtetit

Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit. Nën hetim për këtë rast tashmë rezulton të jetë edhe Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Nacionale, ministri Liburn Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e personit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për ti shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ai dyshohet se duke qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj Ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.

Ministri Liburn Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për ti shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik të u zvogëlohen borxhet.

Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, Ministri Aliu i ka shkakatuar dëm buxhetit të Kosovës miliona euro.