Prokuroria Speciale: Dejona Mihali u intervistua si dëshmitare për disa çështje penale

Prokuroria Speciale ka njoftuar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatoret e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje.

Prokuroria ka theksuar se Mihali është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

Njoftimi për media nga Prokuroria Speciale:

Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.