Prokuroria ngre aktakuzë ndaj tre personave për rastin “Albkings”

Prokuroria Themelore në Prishtinë të dielën ka ngritur aktakuzë për rastin e njohur si “Albkings”, pas një procesi të gjatë dhe intensiv hetimor.

Aktakuza është ngritur kundër tre të pandehurve, F.P., E.N. dhe E.S., të cilët akuzohen për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë: Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje, bazuar në nenin 277/H të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); Shantazh, sipas nenit 329 të KPRK-së; Shtrëngim, i përcaktuar në nenin 192 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, aktakuza është depozituar së bashku me marrëveshjet për pranimin e fajësisë, të cilat janë arritur ndërmjet Prokurorisë dhe të pandehurve.