Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se gjatë punës se muajt shkurt, ka sekuestruar vetura, kamion, armë, municion, armë të ftohta, telefona, dru, motor sharra, të cilat dyshohet të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.
Me kërkesë të prokurorit të shtetit, gjatë muajit shkurt janë sekuestruar dy vetura, një e tipit BMW, një Audi Q8 dhe një kamion Iveco, mjete këto të cilat dyshohet se janë përdorur apo përfituar nga veprat penale.
“Tutje të sekuestruara janë edhe dy telefona mobil, tri sharra motorike dhe masë drusore 10.5³ metër, dru shkoze dhe breu”.