Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 10 personave të cilët janë ndaluar të dielën nën dyshimin se kanë kryer veprën “falsifikim i rezultateve të votimit”.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Në total, sot janë intervistuar 43 të dyshuar, 34 prej të cilëve janë ndaluar për 48 orë.
Hetimi i Prokurorisë ka përfshirë kryesuesit nga qendrat komunale në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.










