Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj N.D. dhe E.P. si të dyshuar për “Vrasje në tentativë”.
Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se më 25 janar 2025, rreth orës 17:05, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, pas një mosmarëveshje në komunikacion, të pandehurit për të u sqaruar hynë në automjetin e të dëmtuarit L.Q., dhe gjatë rrugës brenda veturës, të pandehurit e sulmojnë të dëmtuarin L.Q., e pastaj përleshja vazhdon edhe jashtë veture ku në një moment i pandehuri N.D., nxjerr një thikë nga xhepi dhe me dashje që ta privon nga jeta e godet të dëmtuarin disa herë në pjesë abdominale duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe dy të pandehurit largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari fillimisht dërgohet në Emergjencën e Ferizajt pastaj dërgohet në QKUK-Prishtinë, ku i nënshtrohet operimit, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale ”Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së”.