Prokuroria: Kutia e dyshimtë në Pejë ishte për votim mobil (VIDEO)

Një video, që kishte rënë në duart e Policisë në Pejë, dyshohej se tregonte keqpërdorim të votës.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Luljeta Vuqetaj, ka konfirmuar për Klan Kosova se, pas verifikimit nga Policia, e cila ishte e autorizuar të merrej me rastin, ka rezultuar se kutia e votimit që në video paraqitej jashtë qendrës, në fakt lidhej me ekipet e autorizuara të KQZ-së për votim mobil tek një familje.

Tashmë janë verifikuar vendi, familja dhe vërtetësia e videos, dhe rezulton se nuk ka dyshime për keqpërdorim, pasi bëhet fjalë për një procedurë të autorizuar. /Klankosova.tv

Një kuti e dyshimtë me vota në Pejë? Prokuroria nis hetimet (VIDEO)

 

 

The post Prokuroria: Kutia e dyshimtë në Pejë ishte për votim mobil (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.