Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj zyrtarit të shërbimit korrektues në Dubravë, i cili është kapur me narkotikë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Bëhet fjalë për zyrtarin Sebastian Delijaj, i cili është pezulluar nga puna, përkatësisht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Pas informacioneve nga institucionet e sigurisë, gjatë kontrollit të qëllimshëm në hyrje u ndalua zyrtari korrektues me inicialet S.D., te i cili u gjetën të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për qëllim t’i fuste brenda institucionit.









