Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se më 8 janar 2026, në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni Penal, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prizren kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 të pandehurve, të dyshuar për përfshirje në rastin e Byrosë Kosovare të Sigurimit, për të cilin një ditë më parë është zhvilluar aksion nga Prokuroria.

Sipas njoftimit, për katër të pandehurit, Sami Mazreku, Valon Berisha, F.S. dhe Y.Ç., është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, ndërsa për 35 të pandehurit e tjerë është kërkuar caktimi i masave të sigurisë, paraqitja në stacion policor dhe ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka caktuar seancën dëgjimore në ora 16:00. Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Zyra për Informim dhe Komunikim me media, do tënjofton publikun dhe mediat me vendimit e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv