Prokuroria jep detaje për gruan që u gjet e vdekur afër Liqenit të Batllavës

Një grua e moshës rreth 45 vjeçare është gjetur e vdekur në afërsi te Liqenit të Batllavës, shkruan Insajderi.

Trupi i saj është parë nga qytetarët të cilët kanë lajmëruar autoritetet rreth mesditës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

Ajo tha për Insajderin se Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është gjetur një (1) person grua pa shenja jete, prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ajo.

Gruaja që u gjet e vdekur është Teuta Kaçiu./Insajderi.org/