Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se nga janari e deri në tetor janë ngritur 1 mijë e 840 aktakuza.
Bazuar në të dhënat e ofruara nga kjo prokurori kjo përbën 12.67 për qind nga periudha e njëjtë krahasuar me vitin e kaluar, ku ishin ngritur 1 mijë e 633 aktakuza.
“Kjo prokurori gjer në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë. Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të trajtimit të lëndëve penale, gjithmonë në suaza të profesionalizmit dhe objektiviteti.










