Prokuroria del me komunikatë pas ngjarjes tragjike në Prishtinë ku vdiq një person

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me komunikatë për media, pas vdekjes së një personi në Prishtinë.

Në një komunikatë për media, prokuroria ka thënë se po heton rrethanat e ngjarjes tragjike që ndodhi pasditen e së premtes në “Rrugën B”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se sot, më datë 09.05.2025, rreth orës 03:00 në ‘’Rrugën B ’’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast i rëndë, ku një (1) person mashkull ka humbur jetën, dhe trupi i pajetë është dërguar për në obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka inicuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘’Hetim mbi vdekjen’’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik” – thuhet në komunikatë.