Prokuroria deklarohet pas të shtënave me armë në Prishtinë – nuk ka të arrestuar

Pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në orët e vona të natës në rrugën B në Prishtinë, është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në një përgjigje për Telegrafin, zyra për informim e Prokurorisë bëri të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas tyre, deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se në rrugën B është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit”, kanë thënë për Telegrafin.