Prokurorët në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt kanë paraqitur para trupit gjykues sipas tyre, prova që dëshmojnë se ish-krerët e OVL e UÇK-së kanë penguar punën e Gjykatës Speciale në Hagë, kanë frikësuar dëshmitarë dhe familjarë të tyre dhe i kanë kërcënuar duke i quajtuar ata tradhtarë e spiunë.
Prokurorët në cilësinë e provave kanë paraqitur konferencat të cilat Hysni Gucati e Nasim Haradinaj i kanë mbajtur duke bërë publike sipas tyre disa dokumente të cilat përmbajnë emra dëshmitarësh e dëshmi të tyre për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në disa prej provave që paraqitën prokurorët ishin edhe postime të Nasim Haradinajt në llogarinë e tij sociale në Facebook e po ashtu edhe disa prej deklarimeve të ish-krerëve të OVL UÇK-së nëpër televizione në Kosovë.