Projekti kundërthënës: Puna e Bulevardit bëhet lëmsh në Gjilan

Bulevardi i qytetit në komunën e Gjlanit në vlerë të 20 milionë eurove e i cili u largua nga buxheti i 2025-tës me kërkesë të opozitës pasi u cilësua si i kundërligjshëm, do t’i fillojë punimet së shpejti.

Këtë njoftim e bëri kryetari i kësaj komunë Alban Hyseni, i cili veç kësaj hapi tender për këtë, por që i njëjti u pezullua pak ditë para se të mbyllej.

Shkak për këtë u bënë ankesat e operatorëve, pasi të njëjtit nuk qenë të kënaqur me kushtet e dosje e tenderit.

Për këtë projekt përkundër procedurave të nisura nuk u tregua saktë se ku u gjetën paratë por gishti u drejtua kah niveli qendror.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: