Ditën e parë të fushatës elektorale, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e nisi me një përurim.
Bëhet fjalë për një investim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ku jo gjithçka ishte gati për këtë ceremoni, raporton Klan Kosova.
Por, fushatën nuk e la me kaq. Me vartësin e tij, Arben Vitia, Kurti doli edhe në Fushë-Kosovë, ku takoi kryetarin e ri, nga partia e tij, Valon Prebreza.
Aty nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Thanë se investimi vlen 2.5 milionë euro.
Por as pas kësaj, Albin Kurti nuk i komentoi përurimet e marrëveshjet për investime që i bëri gjatë ditës.











