Projektet e papërfunduara në kryeqytet mund ta dëmtojnë buxhetin e komunës

Komuna e Prishtinës për disa nga projektet e saj ka dhënë 10 përqind të vlerës paraprakisht kompanive kontraktuese si garanci për fillimin e punimeve. E megjithatë, në rastet kur këto punime ndërpriten, pjesë e kontratës janë edhe detyrimet financiare çka mund të dëmtojnë buxhetin e komunës. Nga KDI shprehen se përqindjet e dhëna mund të rrisin detyrimet e komunës në rast të mosmbarëvajtjes së procedurave por nga opozita, thonë se tanimë kjo është bërë praktikë e kryetarit Rama.