Profesori Krasniqi: Merre me mend sa keq është gjendja e medias në Kosovë, kur jemi më poshtë se Serbia

Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka reaguar për raportin e lirisë së mediave.

Ai ka thënë se Serbia është nën terror të Vuçiqit, dhe pozicioni i Kosovës poshtë Serbisë, tregon për nivelin e lirisë së mediave në Kosovë.

Postimi:

Media në Serbi është nën terrorin e regjimit kriminal të Vuçiqit. Prandaj është në radhitje në vendin 96. Tash merre me mend sa keq është gjendja e medies në Kosovë, kur Kosova është edhe më poshtë se sa Serbia, në vendin 99. Vërtet kemi pasur një qeveri tepër armiqësore ndaj medies në këto pesë vite. Shkoftë e u harroftë!