Vendi ynë po vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Këto ditë me shi e me vranësira pritet të na shoqërojnë deri në fund të javës.
Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj për Ballkani.info tha se këto të reshuar janë pozitive për vendin.
Sipas tij ky mot i tillë me reshje shiu do të vazhdojë deri në fund të javës.
“Vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e fushës së ultë të shtypjes barike, për rrjedhojë moti do të jetë gjatë gjithë javës me reshje shiu. Në vendet me mbi 2 mijë meta në nivel të detit që nga dje ka edhe reshje bore të intensitetit të dobët. Këto reshje kanë një efekt të madh, sipas përllogaritjes janë deri diku 85 litra për metër katror. Ka kohë që nuk ka pasur reshje të intensitetit të tillë dhe do të plotësohen kushtet hidrike të tokës”, thotë Tahirsylaj.
Tahirsylaj thekson se intensiteti i reshjeve të shiut do të ndryshojë.
“Ky mot do të zgjasë deri në fund të javës, por nga mesi i javës intensiteti i reshjeve nuk do të jetë i njëjtë, pastaj përsëri do të ketë reshje. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes në shpejtësi 1 deri në 7 metër për sekondë dhe kjo situatë është e pranueshme si për florën njëkohësisht edhe për faunën”, thotë Tahirsylaj.