Profesori i Ekonomisë: Mbi 60% janë rrit produktet elementare, rritja e faturave të rrymës ka me shku në 30%

Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, ka komentuar tarifat e reja të energjisë elektrike që pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli 2025.

Misini në emisionin Pressing në T7 nga viti 2020 deri në 2024, tri produktet esenciale, sic janë vaji, sheqeri dhe mielli janë rritur mbi 61 për qind.

“Nga viti 2020 deri më 2024, sheqeri 5 kg, mielli 5 kg dhe vaji 1 litër: mesatarja e rritjes së çmimit të këtyre tri produkteve arrin mbi 61 për qind.

Që ndahen dy kategori nën 800 kË dhe mbi 800 kË, pra me A1 mbi 800 kË, çmimi i energjisë elektrikë është rritë për 98 për qind, po flas pa këtë 15 për qind. Ndërsa me të lirën pas orës 11 të natës, 23.92 për qind, që në total i bjen që 122 për qind është rrit çmimi i energjisë elektrike”, tha ai.

Tutje, profesori i Ekonomisë thotë se në bazë të analizës së bërë nga vetë ai, rritja e faturave të energjisë do të shkojë mbi 30 për qind.

“15 për qind është vec baza, se në momentin që ti kalon: e përmendi shumë thjesht që tha 58 euro të vjen pagesa, kjo vjen veq verës, kjo është minimalja. Ndërsa gjatë dimrit, qikjo 15 për qind është vec minimalja, unë besoj që  ka me të shku deri në 30 për qind, varësisht sa konsumon. E kam fjalën për konsumatorët”, tha ai.