Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili po zhvillohet që disa vite në Hagë.
Ai është shprehur optimist për fundit e këtij procesi gjyqësor.
Në emisionin “Debat Plus”, Krasniqi ka thënë se në fund të procesi trupi gjykues do të vendosi se cilit grupi të dëshmitareve të ju besoj.
Sipas tij, gjykata do të vendosë a t’u besojë operativeve të Serbisë apo Rubinit e Clarkut.
“Ka qenë një pritje më ndryshe e tyre sesa tash. Kam qenë në vizitë muajin e kaluar, e kam takuar edhe z. Thaçi edhe z. Veseli dhe, me thënë të drejtën, është shumë me rëndësi për një arsye të thjeshtë. Nëse trupi gjykues vendos ta zëmë me iu besuar më shumë dëshmitarëve të fshehtë, të instruktuar prej Serbisë, edhe shërbimeve të sigurisë së Serbisë, edhe operativëve të Serbisë që kanë qenë të shumtë, por edhe të tjerëve që për arsye që nuk mund t’i paragjykoj, kanë vendosur me dëshmu se dikush ia ka vjedh një lopë dhe ka faj UÇK-ja… edhe ka pas magji të zezë… me iu besuar këtyre e mos me iu besuar këtyre të tjerëve që, në njëfarë forme siç thotë populli, e kanë sunduar botën në atë kohë, mos me i besuar Vesli Klakrkut, Xhejms Rubinit, Bernard Kushnerit. Atëherë, të paktën e dimë përnjëmend a ka drejtësi apo s’ka drejtësi, sepse kjo është pikëpyetja kryesore e këtij procesi”, ka thënë ai.
Duke i komentuar dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes, ai ka thënë se gjatë këtij procesi Hashim Thaçi e solli edhe një herë ShBA-në në mbrojtje të luftës çlirimtarë.
“Hashim Thaçi nga burgu e solli sërish Amerikën në mbrojtje të lirisë dhe luftës së drejtë të shqiptarëve. Kjo dëshmon dallimin e madh mes dy mendësive, asaj që u kanë për me e bë këtë shtet dhe kësaj që realisht është duke shkua në drejtim të shkatërrimit”, ka thënë ai.