Procesi i numërimit drejt përfundimit: Procesohen mbi 97% e kutive të votimit në gjithë vendin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) po i afrohet fazës përfundimtare. Deri në orën 16:00 të ditës së sotme, janë procesuar 4,999 nga gjithsej 5,142 kuti votimi, që i përkasin dy llojeve të zgjedhjeve: për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.

Sipas të dhënave zyrtare, janë verifikuar rezultatet për:

2,499 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave;

2,500 vendvotime për subjektet politike në zgjedhjet për Kuvendet Komunale;

Dhe në po të njëjtat vendvotime, janë numëruar edhe votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.