Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, foli rreth procesit zgjedhor në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunat e këtij rajoni.
Bytyqi thotë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë plan operativ për zgjedhjet e 9 nëntorit, që procesi të shkojë sa më i rregullt, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, zyrtari policor tha se në Prizren, Suharekë, Dragash e Mamushë, nuk ka pasur ndonjë incident të raportuar deri në orën 14:00.
Megjithëse, ai tha se në e-mailin zyrtar të policisë kanë arritur dy ankesa, derisa shtoi se me të dalë në terren organet e rendit, kanë kuptuar se rastet e raportuara nuk kanë elemente për ndonjë vepër penale.
The post Proces zgjedhor i qetë në Prizren, Bytyqi: Deri tani s’është raportuar për incidente (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.









