Problemi janë kamerat! Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali.

Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva, gjë që për mediat portugeze është e papranueshme.

Thuhet se Cristiano ka komunikuar me bashkëshorten e ish-lojtarit të Liverpool, Rute Cardozo, ashtu si edhe me prindërit e ish-shokut të tij të skuadrës, uke u dhënë fjalën se do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Vendimi për të mos u paraqitur në funeral ishte shokues, por 40-vjeçari e ka një shpjegim. Sipas tij, ai nuk ka dashur ta kthejë ceremoninë në show personal, sepse kamerat do të fokusoheshin vetëm tek ai.

The post Problemi janë kamerat! Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij appeared first on Telesport.