Në prag të mbylljes së merkatos në fund të gushtit, Barcelona përballet me sfidën urgjente për të regjistruar lojtarët e rinj. Për ta bërë këtë, i duhet të lirojë hapësirë duke shitur ose huazuar.
Pa këto lëvizje, lojtarët e rinj nuk mund të aktivizohen për ndeshjet e ardhshme. Ndërkohë, katalanasit kanë nevojë edhe për ndërhyrje të tjera për të përmirësuar skuadrën.
Pritet që Deco në ditët e fundit të afrojë një qendërsulmues, ndërkohë që po punohet intensivisht për blerjen e një qendërmbrojtësi. Barcelona nuk ka buxhet të mjaftueshëm, por prioritetet nuk ndryshojnë.
The post Probleme ekonomike po, por jo mungesë prioritetesh. Barcelona ka plane appeared first on Telesport.