Shqipëria dhe Kosova do të provojnë “play off”-et e marsit 2026, si mundësia e fundit për t’u kualifikuar në Botërorin 2026. Të dyja kombëtaret shqiptare (kuqezi dhe dardane) zunë vendet e dyta në grupet përkatëse eliminatore të këtij kompeticione, të cilat përfunduan dje. Tashmë jemi me sytë nga shorti i 20 nëntorit, ku do të mësohen kundërshtarët e “play off”-eve. Shqipëria dhe Kosova do të shortohen nga vazo 3, duke shmangur përballjen direkte mes tyre në gjysmëfinale.
Ja ndarja në 4 vazo, para hedhjes së shortit: Vazo 1: Italia, Turqia, Polonia, Ukraina
Vazo 2: Skocia, Çekia, Sllovakia, Uellsi
Vazo 3: Irlanda e Veriut, Bosnja, Shqipëria, Kosova
Vazo 4: Maqedonia e Veriut, Rumania, Suedia, Irlanda e Veriut
Në gjysmëfinale, skuadrat e vazos 1 do të përballen me ato të vazos 4, ndërsa ato të vazos 2 me vazon 3. Vende pritëse për gjysmëfinalet janë skuadrat me renditje më të lartë (vazot 1 dhe 2). Pra, Shqipëria dhe Kosova, duke qenë të vazon 3, do t’i luajnë gjysmëfinalet jashtë fushe, ndaj skuadrave nga vazo 2. Rivalët potencialë të tyre në gjysmëfinale janë ekipe nga vazo 2 si Skocia, Çekia, Sllovakia dhe ndoshta ndonjë tjetër në varësi të shortit.
Nëse kalojmë me sukses gjysmëfinalet, në finale mund të përballen me skuadra nga vazo 1 (me bazë shorti) ose me të tjera, varësisht nga kombinimet. Fituesi i gjysmëfinales (2-3) do të përballet me atë të gjysmëfinales (1-4). AI (inteligjenca artificiale) ka projektuar këtë probabilitet përballjesh:
“Shqipëria dhe Kosova kanë shumë mundësi që në gjysmëfinalet e ‘playoff’-it të përballen me një nga Skocia, Çekia, Sllovakia ose Hungaria. Nëse kalojnë gjysmëfinalet, në finale mund të përballen me skuadra nga vazo 1 (p.sh. Itali, Turqi, Poloni, Ukrainë sipas repartizimit), ose me skuadra nga vaza 4. Gjithçka varet nga rruga që shorti do t’iu caktojë”.
The post Probabilitetet, kombinacionet, shorti…; ja çfarë i pret Shqipërinë dhe Kosovën në “play off”-et e marsit appeared first on Telesport.











